• |
ide | kryesore

“Nuk do merrni koqe leku”/ Lubonja: Rama kërcënoi hapur në fushatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka renditur në studion e emisionit “Open” në Neës 24 arsyet pse sipas tij në Shqipëri nuk ka demokraci, por regjim. Ai thotë se një vend ku burgjet votojnë 100%, kryeministri thotë se “nëse votoni për opozitën, nuk do merrni asnjë lek”, nuk ka demokraci. Rama, sipas Lubonjës, ka kërcënuar qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

“Mazhoranca fiton 52 nga 61 bashki. Nuk mund të jetë demokraci apriori. Në një vend ku burgjet votojnë 100% s’ka demokraci. Në një vend ku kryeministri thotë se “nëse votoni opozitën, nuk do merrni asnjë koqe leku”, nuk ka demokraci. Këtu nuk ka demokraci, por regjim.

Në një vend ku drejtësia është e kapur dhe përdoret, si rasti Beleri, apo vula e PD, ka shumë argumente. Nuk ka zgjedhje të lira, e po nuk pati nuk mund të flasim se kush humbi. Ne vazhdojmë e bëjmë sikur jemi në demokraci.

Ne bëjmë këtë debat këtu dhe themi kush humbet duhet të ikë. Kush humbet ikën, këto janë rregullat e demokracisë. Ndërsa në një vend që dhe opozitën e drejton regjimi, nuk duhet diskutuar se kush do ikë. Padyshim që opozita ka 1001 probleme, por të mos harrojmë krahun tjetër.

As nuk dalin në debate, gjysma janë analfabetë nga këta kryetarët e komunave. Unë nuk jam i kësaj teze, ta derdhim zemërimin te opozita… për mua kjo është e gabuar. Nuk mund të presësh një shpëtimit që të vijë të na shpëtojë.

S’mund të presim një burrë të mirë, se politika nuk është një burrë i mirë. Politika është luftë interesash. Ata afro 100 mijë vota që mori Tom Doshi, pse nuk ndenjën në shtëpi ata? Dolën nga shtëpia dhe dolën e votuan.

Ti më blen votën, ndenjjen në shtëpi dhe pastaj thotë që i falënderoj që ndenjën në shtëpi. Pse more çfarë të mirë po u bën atyre? Pse duhet të shkojnë te Tom Doshi? Pashë tani, 64 vota të Partisë Republikane kanë shkuar nga ky grupi. Unë gjykoj që primare është mazhoranca, opozita padyshim që ka probleme. Përçarja e PD është e lidhur me aktivitetin përçarës të Ramës”, – u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. I sakte e faktik, te qendrueshme e shume problematike piket kyce qe ngre e kritikon autori. Ne ato probleme duhej te nderhynte drejtesia, po kush drejtesi te zbatonte ligjin elektoral apo kushtetues qe shkelesh me kemben e gojes nga kryeministri. Kush nga kritiket, apo gazetaret e pikasi ne shkelje dhe e beri problem. Kush nga TVte e kritikoi diktatorin per menyren e fjalimeve bulliste ndaj kundershtarit ia vune ne dukje, Pra e tere propaganda, pushteti ish ne sherbim te disinformimit kryeministror. Rreziku eshte qe sot keta trashegimtare kuqale, i kemi me harten mavi, neser kur do te na i bejne te kuqe si baballaret e vet do jete vone per kete popull, pavaresisht poshtersise se ketij shteti me menyrat qe i ka ne gen, e gjak qe pushtetin ta mbajne me cdo forme e cmim. Andaj qe termi demokraci ka rene, e me kete patos pushtues pushteti euforik i ketij kryeministriproblemet sa vijne e do shtohen ne te gjitha fushat.Vjedhjet, blerjet presionet per voten e treguan fytyren anti demokratike te rilindjes.SOT KULISHE, NESER UJQER .

    1. Mediat janë në kërkim të parasë. Edhe oligarkët. Nuk po kërkojnë liri apo të drejta. Biznesi me peshë është bërë njësh me ramën. Pjesë tjetër konformohet
      Lubonja ka fol mirë në këtë rast

      Kjo është moto, vetem lek!. Po si u bëka leku? Brenda ditës??

      Rama u dha mashtrimin klasik.

      vidhni, bëni trafiqe, se nuk ju fut njeri në burg. Dhe u turrën të gjithë kap ça të kapësh. Në një vend të varfër plot me probleme ku elitat janë të korrptuara dhe të dobta kjo metodë funksionon. Dhe vajtën si cjapi te kasapi te rama një nga një. Tani pasi u bënë hajdutë të gjithë me fakte konkrete kanë hall se mos hanë burgun. Kuktojnë se do ja hedhin ramës. Ter koka psh , u përdor, çor jo vetëm aq del gon duka thotë kam 50 mijë vota për ramën. Ofertë që rama mos ti marrë tek niçja apo dikush tjetër. Edhe gon duka ka program agrar ambientalist.
      Banda qe mbledhin vota, biznesmenë që mbledhin vota administratë shtetërore që mbledhin vota në këmbim të kërcënimit të bukës së gojës, të heq nga puna ose të bëj gjëmën.

      Dhe i qi rama një nga një , terin e fut mren, irfanit i prish hotelin, atyre të berxullës u merr pronën.
      Shtoji këtu kqz kas gjykata e spak qe janë në dorë të ramës

      Për ça zgjedhjesh mund të flitet?

      Njerëzit janë nën presion , opozita nuk garon dot sepse ska mekanizma, policia skap gjykata sdminstrata zgjedhore pra shteti që duhet të garantojë garën është njësh me ramën

      Rama mund ti kishte nxjerrë edhe më keq i merrte dhe ato 5 njësi. Sepse nuk bëjnë ndryshim. Është faktuar që ska zgjedhje,
      5 ne 60 spo 0 ne 60 nuk kanë peshë janë pa ndikim.

      Në këtë ambient toksik , ke frikë sepse ndjehesh i kërcënuar në punë në pronë në jetë në biznes në shkollë në rrugë , ndjehesh i vjedhur çdo herë fut dorën në xhep, çdo herë që parkon apo që kap autobuzin. Etj.
      Me faj bëjnë njëri tjetrin, harrojnë që këtë të keqe e kanë nga rama. Faji i tyre është që votojnë ramën për të justifiku veten. Dhe nesër do behen me te keqij. Sepse ky ambient toksik do gërryjë gjithçka

  2. Derisa Berisha mban në pushtet Ramën, përse atëhere e sulmon Berishën ai? Nënkuptimi këtu është që Berisha është i rrezikshëm për Ramën prandaj ai e sulmon.

    Këtë e kam dëgjuar nga disa analistë, por kam menduar që janë defiçientë dhe nuk jua kam vënë veshin. Por sonte e tha edhe Lubonja, prandaj duhët bërë një sqarim sepse u bënë të gjithë defiçentë.

    Përse Rama e sulmon Berishën? Kjo pyetje është në vetvete edhe përgjigja e tezës që Berisha mban në pushtet Ramën. Duke mbajtur veten në politikë, Berisha i jep Ramës këtë shans të madh që t’ju kujtojë socialistëve se kush mund të vijë në pushtet nëse nuk dalin në votime. Tu kujtojë elektoratit gri se ky është akoma vërdallë. Dhe së fundmi, tu kujtojë disa demokratëve, atyre që janë ftilluar, se ky është akoma aty.

    E gjithë vlera e Berishës për Ramën aty është, që Rama ta sulmojë. Rama e sulmonte edhe atëhere kur Berisha ishte fshehur pas Lul Bashës. Tani që është haptazi jashtë, ku ta marrë Rama këtë fst kaq të madh. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Por edhe një shkrimtar i madh si Lubonja, si duket nuk ja pret. Kam filluar të bindem që problemi i opozitës nuk është Berisha. Problemi duket që është se janë budallenj.

    1. Tamam “fajin e ka berisha” 😂😂😂,po ai qe vodhi lopen nuk ka faj.
      Ramsesi po ju prish banesat ,po ju merr token pa shperblim,po jep ppp pa hesap,rriten taksat,rriten cmimet e naftes dhe ushqimeve,rriten imputete bujqesore,do rritet energjia etj etj dhe faji prape e ka berisha,ose ky popull ka shkuar per lesh ose vaksinat e covidit i kane kthyer te gjithe ne budallenj, sukses ne jete🤮🤮

  3. Uuaaa?! Sa i mencur maloku.Lubonja eshte budalla sipas ketij mendjezgjuari,por fatkeqesia e shqiptarevet eshte se si maloku jane ndoshta me shume se gjysma e atyre qe votojne.Mire e ka Arjan cani qe thote se kjo shumice eshte e lumtur te mbushin barkun ( pavarsisht se vetem me grosh si ushtaret qemoti ne kohen e Dulles) e ta zbrazin ate.Kjo eshte jeta per ta.Nese do ishin sadopak te pakenaqur nuk do votonin mosndryshimin.100 mije leke/ muaji pensionet e deputetet e qeveritaret i dyfishuan rrogat e tyre nga 1 milion e gjysme ne tre milione ne muaj vec c’vjedhin apo dietat e tyre.Shkoni protestoni per Luizin e bigbrodheri kafshe me dy kembe

    1. Berishën, sikur i varur nga një këmbë të jem dhe shpëtimi të jetë vota ime për Berishën, prapë nuk do ta votoja kurrë. Dhe kur them Berishën, them të gjithë ata që janë me të.

    1. Kë sistem ?? Atë diktatorial si Enveri.Kjo të pëlqen ty mo i pa emër 09:09.Ti sigurisht je ish komunist që të pëlqen diktatura dhe bën si llapaqen kurse ata që duan lirinë demokracinë e shtetin ligjor do flasin dhe kur flet për këto nuk janë llapaqenë si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *