• |
ide | kryesore

Protesta/ Opozita do arrestimin e Erjon Veliajt për korrupsion

Arkiva, Kryesore, Lajme



Arrestimi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës nuk mjafton për opozitën, që kërkon arrestimin e Erjon Veliajt për vjedhjen spektakolare të parave të taksave të qytetarëve.

Në protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin ishin thuajse të gjithë personazhet e opozitës, përveç Sali Berishës që është në arrest shtëpie dhe përveç grupimit të Lulzim Bashës, që me PD-në e tij të vulës nuk iu përgjigj thirrjes për protestë.

Një rol më specifik në protestë patën këshilltarët bashkiakë të opozitës.

Ata kërkuan që dyert e bashkisë të hapeshin për qytetarët, në mënyrë që të gjithë të futeshin brenda për një mbledhje urgjente të këshillit bashkiak.

Në fillim Ilir Alimehmeti, më pas Dorjan Teliti dhe të tjerë hynë me vështirësi në bashki, mes një situate të tensionuar ku pati përplasje mes protestuesve dhe policëve të bashkisë.

Kërkesa e këshilltarëve bashkiakë ishte e thjeshtë; zhvillimi i një mbledhjeje për të folur për transparencën mbi skandalin që përfshiu drejtorët e bashkisë me kompaninë “5D”, nxjerrjen e përgjegjësive dhe dhënien e llogarisë për këtë aferë.

“Në këtë gjendje ndodhemi, pra në një situatë kur ai (Erjon Veliaj) mendon si për veten e tij, që ka frikë të dalë apo të hyjë në këtë bashki. Ne thjesht po hyjmë në institucionin tonë, po hyjmë në godinën e qytetarëve si përfaqësues të tyreu shpreh Alimehmeti që në fillim u pengua nga policia për të hyrë brenda në godinë.

Mungonte në protestë kreu i këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, Indrit Brahimllari.

Një nga njerëzit më këmbëngulës në denoncimin e drejtorëve të bashkisë, që çoi më pas edhe në nisjen e hetimit është Belind Këlliçi. Gjatë protestës, Këlliçi tha se Erjon Veliaj duhet të ishte në burg jo vetëm për vjedhjen e drejtorëve, por edhe për inceneratorin e Tiranës.

“Erion Veliaj iu ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 130 milionë euro taksa për inceneratorin që nuk ekziston”, tha Këlliçi në fjalën e tij.

Si ish-kandidat për Tiranën, Këlliçi kujtoi se të njëjtët drejtorë të përfshirë në vjedhjen galopante me tendera, ishin edhe njerëzit kyçë të Veliajt në shtabin elektoral të Partisë Socialiste për Tiranën.

“I bëj thirrje nga këtu Erion Veliajt – arrestohesh apo jo, ky nuk është problemi ynë. Largohu një orë e më parë nga zyra e kryetarit të bashkisë dhe çliro Bashkinë e Tiranës! Ti hajdut i pronave publike të qytetarëve të Tiranës. Ti bandit i taksave të qytetarëve të Tiranës. Ti, i cili me bandën tënde, me organizatën tënde kriminale ‘5D’ terrorizove qytetarët e Tiranës në 14 maj. Ku e ke sot shefin e shtabit elektoral që vodhe në 14 maj votat?

Ku e ke Taulant Tushën?

Ku e ke të deleguarin politik në njësinë 4, Mariglen Qaton, që nuk ka lënë qytetar pa gjobitur? Ku e ke sot të dërguarin në njësinë nr 1, Redi Mollën? Ku do e kesh shumë shpejt Herion Rrapajn e Kombinatit që nuk ka lënë asfalt elektoral pa shtruar në Tiranë pa vjedhur qytetarët? Ku i ke banditët e tu, kryetaren e Partisë Socialiste në Laprakë, Eglantina Zëren? Ku e ke? Pse nuk dilni këtu?” ishte thirrja e Këlliçit në protestë.

Në protestë ishin edhe deputetët e opozitës të Rithemelimit. Edhe këta kërkuan dorëheqjen e Erjon Veliajt si njeriu përgjegjës për grabitjen e dhjetëra miliona eurove nga drejtorët.

“Veliaj nuk do të duhet që të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por të shoqëronte pesë vartësit e tij në burg. Ky nuk është një rast i shkëputur dhe është e njëjtë skemë e përdorur nga drejtuesi i ARRSH dhe është në çdo bashki të vendit që drejtohet nga socialistët” tha Gazment Bardhi që iu bashkua protestuesve.

Kur institucioni nisi të rrethohej nga një kordon policor, qytetarët kanë qëlluar me mollë dhe vezë në drejtim të mureve dhe të hyrjes kryesore. Mesazhi me mollët është ironik. Risjell shprehjen me të cilën kryeministri Rama shfajësohet sa herë një bashkëpuntor i tij kapet duke vjedhur dhe që siç thotë Rama “ka ngrënë mollë pas shpinës time”.

Të njëjtën filozofi dredharake ka përqafuar edhe Erjon Veliaj në rastin e drejtorëve, që po tenton t’ia hedhë duke përfituar edhe nga fakti se prokurorët e SPAK për momentin janë kufizuar në hetime.

Mesazhi me mollët nuk u la me kaq, edhe pse një nga drejtorët që gllabëronin paratë e taksave me tendera të trukuar kishte të njëjtin mbiemër. Foto më poshtë:

Protestës iu bashkua edhe Argita Berisha, vajza e liderit të opozitës që po qëndron në arrest shtëpie, edhe pse për të nuk ka asnjë akuzë konkrete.

E veshur me një bluzë ku shfaqej Sali Berisha, vajza përcolli mesazhin përmes mesazhit ku shkruhej “Lironi liderin e opozitës”.

Mesazhin nga Partia e Lirisë, e përcolli kreu i saj Ilir Meta. Në një moment gjatë fjalimit, ai mori pranë tij Nënë Lizën, gruan që u bë simbol i protestave kundër prishjes së shtëpive nga Bashkia e Tiranës në lagjen “5 Maji” duke i premtuar se një ditë do të jetë ajo që do të ulet në karrigen e bashkisë.

“Erdhi ora t’i përzëmë! Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. I bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, se kur ngrihet populli, bie tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt” ishte thirrja e Metës.

Presioni është i fortë ndaj Erion Veliajt në këto momente. Me goditjen që i dha SPAK, e ka rrënuar imazhin e politikanit që sjell një frymë të re në qeverisjen socialiste dhe që nuk i ka duart pis me krimin dhe korrupsionin. Për më tepër që afera e drejtorëve të bashkisë vjen pas asaj të inceneratorit të Tiranës, të cilën në një mënyrë apo tjetër, Veliaj kishte arritur t’i bënte bisht.

Mbetet për t’u parë nëse do t’ia hedhë edhe kësaj radhe, por e rëndësishme është edhe si do të reagojë kryeministri Rama. A do ta lëshojë Veliajn në gojën SPAK? Apo do vazhdojë ta mbajë pranë, si një rrezik i neutralizuar, nga dosja e korrupsionit në SPAK?

Vetë Veliaj, vazhdon të organizojë ceremoni më paratë e bashkisë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Pas asaj që e quajti një “anomali” në shëndetin e organizatës, këtë të premte ishte në një ceremoni për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “TIRANA 2024”.

Por ndërsa kryetari i bashkisë ngrinte lart imazhin e Shqipërisë, në dyert e SPAK njëri pas tjetrit u paraqitën disa drejtorë të bashkisë që nuk u arrestuan por u lanë në “detyrim paraqitje” për vjedhjen me tenderat. Çdo të premte ata duhet të paraqiten para oficerëve të BKH për të provuar se nuk janë arratisur, por vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri në dispozicion të hetimeve që mund t’i çojë shumë shpejt pas hekurave./Lapsi.al



30 Comments

      1. po i shkon muti i fuges i perzjere me sperme direkt

        fugsherkedhyerit ne aksion, direkt me shpifje kunder protestes

        1. Po mirë o Bushat, vdes një gazetar një koleg i joti dhe i Shkullakut dhe asnjë lajm o të mjerë.
          Po me Zamir Dulen ke pirë dhjetra herë kafe , o Shkullak, si nuk more guximin të thuash, VDIQ GAZETARI QE MË 5 PRILL 1997 U RRAH BARBARISHT NGA SHIKU I BERISHËS.
          Po folët dhe protestuat pse Rama përkedheli në shpatull një gazetare.
          Sepse dy javë më parë, kur Viçi Doli i tha Klodiana Lalës, ” ta tregoj unë ty”, askush nuk tha gjys fjale.
          Pse!!!??
          Sepse Ramën mund ta shash nga nëna, nga motra ( apo s’ka motër), nga gruaja, nga fara e fisi, dhe e dini se nuk të gjen gjë.
          Ama, provo dhe shaje atë që i tha Klodianës, ta tregoj unë ty.
          – Naa, pordhët verige Klodianës. Sepse nga SRB çfarë nuk pret.
          Të rreh, të vret, të djeg, të zhduk, sa të të mos gjëndet as varri, si nuk i është gjetur ende sot Remzi Hoxhës.
          Kto ja them Shkullakut, jo puçistit Andi Bushati.
          Po të paktën, jepeni si lajm, sepse një ditë, me rrahje, me vrasje, me zhdukje, a me ndihmën e zotit do të shkoni edhe ju tek kolegu juaj i ndjerë Zamir Dule.
          Po çfarë justifikimi do të gjeni pastaj.
          Përndryshe ferri ju pret.
          Fugëvirgjër, mos shpreso kot se do të hash ndonjëherë byrek me gjizë të prishur në bodrumet e SHQUP.
          Do të kesh shkuar edhe ti në parajsë a ferr( zoti të njeh çfarë burri je), deri në vitin 2057, kur në pushtet do të vijë djali i Jamserbit dhe Argitës, duke ja marë pushtetin Zaho Ramës.
          Deri atëherë, patronazhistët do të jetojnë përgjithmonë të lumtur.

          1. Nuk e paske lexuar, por kishte nje artikull me nje foto te gazetarit te ndjere. Informohu para se te nxjerresh vrer nga goja.

          2. Daku esht 2024 ka mbaru revolucioni i kuq i 97es me gramoz ruc e kico mustaq ne krye

    1. Nuk e do opozita e non grates arrestimin jo te Veliajt por te asnjerit nga maxhoranca sepse i vjen rradha vete opozitareve te korruptuar ne pushtetin e Sali Kulles. Foltorexhijte duan vete pazare me Ramen sic.kane bere pas.Gerdecit dhe vazhdojne me kullat. Kjo eshte e verteta ne drite te diellit por pazarxhijve i intereson.dhe worrat nuk do e shohin kurre.

  1. Pyetja 1 milion dollareshe eshte a e ka shit Rama Veliajn apo jo?

    Sepse kjo loje eshte shume e rrezikshme, do ja zhyse Veliaj Rames apo Rama Veliajt?

    Rama ka nje problem te madh, po shpetoi Veliaj kete here, eshte e sigurt qe Rama do shitet nga Veliaj ne rastin me te pare!

    Une vej bast per Veliajn! ai eshte e ardhmja e Sorrosit ne Shqiperi!

  2. Veliaj eshte i rrezuar para te gjitheve, keta vetem po e mbajne.

    si te vrasesh cdo proteste

    1. Vendos Ilir Meten ne krye te bertasi o hajdut.
    2. Paguaj 3-4 veta te shajne me liber shtepie sa me ndyre dhe paturp, te turperohen qytetaret se medemek keta jane.
    3.Kooptoje opoziten ta bej sa me politike, dhe show qe te mbaj larg qytetaret , te vetmit qe mund ta shkarkojne ne mase.

    autokracia ka te mirat e veta. Me lehte e vret padroni per mosperputhje “idealesh”, se Meta, Berisha me FNSH-n e tyre .

  3. Protesta protesta dhe vetem protesta deri ne aarestimin lalkurviçk hajnise . Ndyshe revolucion .
    Kurvat e politikes qe kane abuzuar rendeshem me paret e popullit , kriminelet dhe hajnat ne burg.

  4. Te “djathte” qe kerkojne drejtesi alla enveriste. Mu kujtua nje foto e vitit 1945 ku turma njerezish ishin mbledhur para Kino-Teatri “Kosova” ku gjykoheshin kundershtare te komunistave, e ata turmat amorfe ulerinin ne litar ne litar e nuk e dinin se kush po denohej thjesht histerizem primitiv.

  5. Bej kthese Erjon.

    Po i merzit Tironsit.

    Ka ardhur koha qe metropoli yne te drejtohet nga fytyra te reja.

    Njerez si Blendi Gonxhja psh.

  6. Sali Berisha i imponoi protestës si udhëheqës vajzën e tij Argitën, një person “non grata” në SHBA, dhe Ilir Metën, një person kandidat për “non grata” dhe subjekt i drejtësisë. Të dy po ashtu, me një perceptim sterrë në opinion publik.Shpellkare maloke cecene e skiftere te dyshes kriminale salih e metaj kerkojne arrestim te erionit,por kujt ja thone,keni prova dergoji atje ku i derguan te tjeret per salihun dhe ilirin dhe njeri eshte ne ballkon tjetri pi behet gati per ne burg me dokumenta jo me thirrje popullore si ne kohen e enverit kur tritani i salihut me shoke ketkonte varje dhe prishjen e kishave.

    1. Fsjin e ka saliu që vjedh rama veliaj dhe tregu frutaperime poshtë tyre

      Po voto qorrin shabanin apo edhe ate talentin adriatik lapaj po sts beri dors për opozitën e 600mijë shqiptarëve

      Apo ke qejf te te vjedhin rams veliaj dhe tregu frutaperimeve dhe te te fusin edhe një të.qirë mu në bythë pasi të marrin paratë

      Popull kurve

  7. Te dashur bashkeatdhetar po ju them mendimin tim per kete qeverisje edhe nqse nuk ju pelqen nuk ka problem.Qe drejtosh nje institucion duhet te jesh intelektual me eksperience dhe kjo sipas mendimit tim vjen edhe nca trashgimeria familjare qe personi qe drejton duhet fe kete te pakten dy breza trashgimerie intelektualesh ku dominon kutura ,edukata,sjellja,ndershmeria,dashuria dhe respekti per njerzit se ky intelektual synon te risi autoritetin e trashgimtareve dhe jk ta diskreditoj ate.Shikoni keta dhe jepni mendimin tuaj

  8. E vetmja shpresë për ti dhënë një goditje korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri, është angazhimi i SPAK.
    Kur flasim për SPAK, sigurisht që nuk duhet ti masim të gjithë prokurorët e këtij institucioni me të njejtin metër, pasi akoma shqiptarët. nuk e dijnë se sa nga 20 prokurotët e SPAK, janë në nivelin e Dumanit..
    Veçanërisht viti i kaluar 2023, me zgjedhjen në krye të SPAK të Z.Altin Dumani me këmbënguljen e DASH, solli ndryshime të dukëshme për drejtësinë shqiptare.
    Më së fundi steka e ndëshkimit të “peshqëve të mëdhej”, u ngrit në rangun e ish ministrave e ish kryeministrave, por ama akoma deri sot , nuk po shohim që të ndëshkohen “peshkaqenët” që janë në detyrë, por vetëm “ishat”
    Ka nje tendencë të dukëshme kundër Dumanit, nga të dy frontet politike kryesore në Shqipëri, si nga “ripjellësit”, edhe nga “rithemeluesit”, por edhe nga një grup mediatik të cilit i ka mbetur mendja në luftën kundër “imperializmit anglo-amerikan”
    Produkt të të njejtit hall politik, shoh në të ashtuquajturën “marëveshje politike” midis “shumicës” e opozitës “revolucionare” për amnistinë. .
    Çuditërisht revolucionarët e Berishës, pranuan që sëbashku me të burgosurit e shumtë për motive deri qesharake, të përfitonin nga amnistia edhe soji i drejtorëve të sotëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj edhe ish drejtorët e ministrive të Ramës.
    Ndërkaq si “krim i rrezikshëm” vazhdoi të jetë protesta me mendimin ndryshe.
    Ec e gjeje thelbin “demokratik” të këtyre ngjarjeve.
    Hem luftëtarë “të vendosur” kundër korrupsionit e krimit, edhe luftëtarë të vendosur kundër “bravave të burgut” për ata.

    1. Ti a kar je nuk e sheh që spaku kontrollohet nga rilindja neokomuniste!!!!

      Vetëm karat dhe përfituesit hajdutë e vlerësojnë spakun!

      1. Ky “Kari” qe thu ti ska bo asgje por ka postu noi copë artikulli të shkruar nga ata të listës se famshme qe qarkullon në komentet e lapsit.

        Kta të fugës janë analfabet funksional , e duan gati komentin përndryshe sheh komente te tipit shba i qi robt rusit, sali ceceni, argita dhe zeni, ilir floriri, bardhi bythqir, apo edhe edi rama 1999 deputete zaho kryeminister etj etj postime analfebetesh

      2. Po a nuk do të ishte më mirë sikur të vinit në punë kokën e trutë që ju ka vënë perëndia mbi trup për të shfaqur mendimet tuaja, e ate kokën tjetër ta lini veç për të derdhë ujtë e tepërt ?
        “Rilindja neokomuniste”
        Po çfarë lesh neokomunistësh janë banditët që ka përzgjedhur dymetroshi karabush për të qeverisur ?
        Jo po qenka “neokomunist” Lal Fiku që u pasurua me paratë e fiqve të vjedhur e seç bëri nja dy vite shkollën e Sorosit në SHBA apo ajo laraska tjetër që vodhi 5 milionë euro nga doganat dhe u gradua si bodiguarde e kryem.inistrit.
        Në fakt , safi komunist marksist nuk ka qenë as Enver Hoxha e dihet se kur e vunë serbët si shef të komunistëve shqiptarë, ai as ja kishte idenë e teorive marksiste.
        Nuk po merem më gjatë me këtë injorantin që i paskërka studiuar një për një të 20 prokurorët e SPAK-ut me ate veglën poshtë e i paskan dalë të gjithë “komunistë”
        Pikërisht kjo mendësi përgjithësuese bardhë e zi për çdo gjë, është tipari kryesor i komunistëve tru tredhur .
        Ata e ndanë botën në dy pjesë,.
        Të mirët ishin hajdutët, injorantët , analfabetët e të pa aftët dhe të këqijtë ishin të shkolluarit, të pasurit , shkencëtarët e liderët..
        Ata kishin si parullë :
        “Ngrihuni ju o këmbë që ti bini kokave”

  9. Nderkohe Lali Rrena ka dale ne konference para gazetareve te borderose Inceneratoreve –
    Eshte gjueti shtrigash kjo qe po behet ndaj Drejtoreve te mij ne Bashki – ka ligjeruar Lali e me tej pastaj –
    Ata jane krejt te ndershem se vetem me ato rrogat e tyre 700 Euroshe kane ngritur ato resorte…
    (Eshte ky qe beri 2 dasma me nga 600 te ftuar “me pensionin e Mamit” …e qe betohet se ka mbjelle 1000 000 ne Tirane !)

  10. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.kujtese per shpellkare e maloke te cecenit skifterit salih serbi

  11. Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

    Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *