• |
ide | kryesore

Vrasja e Aurelio Dervishit/ Kërkuan ndryshim mase, Apeli lë në burg 4 autorët e ngjarjes

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 4 autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi. Gjykata ka lënë në burg ditën e sotme Frensi Shehin, Bjorni Shehin, Shaqir Hafuzin dhe Irhad Ismalajn, të cilët akuzohen për vrasjen me thikë të 18-vjeçarit.

Shkak për vrasjen është bërë një vajzë, e cila ishte e lidhur me një nga autorët e ngjarjes. Ndërkohë që natën kur ndodhi vrasja, adoleshentja ndodhej në makinën tip Audi, e cila drejtohej nga Dervishi.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale A. D, i cili është qëlluar me mjet prerëse. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.
3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh.
5. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
6. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh.
7. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
8. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin I. I.
9. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin I. I atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
– Nga personi nën hetim i mitur në konflikt me ligjin me iniciale I. I, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë, si ajo e“detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “vendosja e të miturit në mbikëqyrje”.
– Nga personi nën hetimi me iniciale F. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, në lidhje me masën e sigurimi duke caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 29.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Alma Ahmeti, vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 869 akti, datë 04.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *