• |
ide | kryesore

Superiore, zbardhet kalendari: tre ndeshje në shtatë ditë, javët e fundit të gjitha në të njëjtën e ditë e orar

Sport
Superiore



Në fund të kampionatit një sforco tjetër për skuadrat që rrezikojnë dështimin e objektivëve me tre ndeshje brenda shtatë ditëve. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit në kampionatit “Abissnet Superiore”. Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00.

Lexo më tej“Jam i frikësuar, askush nuk na mbron”. Tetova apel FSHF-së e sulm arbitrit, Deliallisi: “Ishim superiore”

Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4” ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste. Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

SUPERIORE, JAVA XXXIV

Teuta – Egnatia               04.05.2024          16:00
Vllaznia – Dinamo City  04.05.2024          16:00
Laçi – Tirana                    04.05.2024          16:00
Partizani – Skënderbeu  04.05.2024          16:00
Erzeni – Kukësi                04.05.2024          16:00

SUPERIORE, JAVA XXXV

Kukësi – Partizani           08.05.2024          16:00
Skënderbeu – Laçi          08.05.2024           16:00
Tirana – Vllaznia             08.05.2024          16:00
Dinamo City – Egnatia   08.05.2024          16:00
Erzeni – Teuta                  08.05.2024          16:00

SUPERIORE, JAVA XXXVI

Teuta – Dinamo City       11.05.2024           16:00
Egnatia – Tirana              11.05.2024           16:00
Vllaznia – Skënderbeu    11.05.2024           16:00
Laçi – Kukësi                    11.05.2024           16:00
Partizani – Erzeni            11.05.2024           16:00



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *