• |
ide | kryesore

Meloni mbron Ramën, mediat italiane i kujtojnë mosmbajtjen e premtimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
meloni


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka marrë sërish në mbrojtje homologun e saj shqiptar Edi Rama për çështjen e marrvëshjes mes tyre për ndërtimin e dy qendrave të pritjes së emigrantëve në vendin tonë.

“Ne do të përpunojmë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian. Çfarë fitojmë? Ne do të përfitojmë nga lehtësimi i presionit në territorin italian dhe të pasurit një efekt bindës ndaj migrantëve të mundshëm të paligjshëm, të cilët mund të jenë shumë të fuqishëm” – tha kryeministrja italiane e ftuar në emisionin “Mattino Cinque”, në Canale 5.

“Falënderoj qeverinë shqiptare dhe më vjen shumë keq për sulmet e pahijshme që po merr kryeministri Rama nga e majta italiane dhe europiane që ka bërë këtë marrëveshje për të ndihmuar Italinë”,tha Meloni.

Por mediat italiane i kanë kujtuar këtë të hënë kryeministres italiane mosmbajtjen e premtimit për të ndërtuar qendrat e Shqipërisë brenda 20 majit. “Huffington Post Italia” ka publikuar një shkrim të gjatë për këtë marrëveshje.

“Prej muajsh data e sotme, 20 maji, ishte shënuar me të kuqe në kalendarin e qeverisë. Duhet të ishte dita e hapjes së dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Me afrimin e ditës “X”, filloi të bëhej e qartë, edhe për ekzekutivin, se ato dy objekte në veri të Shqipërisë që duhet të strehonin 3000 emigrantë që shkonin drejt Italisë në vit, nuk ishin as afër të qenit gati” – thuhet në shkrim. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Patjeter qe do ta mbroje sepse ky zullapi ka bere ate qe asaj i intereson. Ndersa sesi e tall popullin e tij dhe per korrupsionin e tmerrshem te Rames Melonit nuk i rruhet fare, fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *