• |
ide | kryesore

Champions/ Gjigantët Bayern e Real përplasen në Allianz: Tuchel me sytë nga goleadori i parashikuar Gnabry

F1, Sport
Bayern



Pasi shuan shpresat angleze për triumfin në Champions League, gjigantët gjermanë Bayern Munich dhe titanët spanjollë Real Madrid përplasen në ndeshjen e parë të një gjysmëfinaleje të mrekullueshme në Allianz Arena sonte në mbrëmje. Trupat e Thomas Tuchel kaluan përpara Arsenal në tetë të fundit, ndërsa 14-herë fituesit e turneut kryesor të Europës eliminuan trofembajtësit e Manchester City në një xhiro nervoze penalltish.

BAYERN MUNICH

Bayern nuk e ndjeu shumë Alphonso Davies i pezulluar në ndeshjen e kthimit me Arsenal. Noussair Mazraoui dhe Raphael Guerreiro e ndalën Bukayo Saka me një efekt të shkëlqyer. Sidoqoftë, kanadezi tani është sërish i disponueshëm pasi vuajti pezullimin e tij me një ndeshje. Kjo nuk mund të thuhet për të munguarit afatgjatë, Sacha Boey (kofshë), Gabriel Marusic (ACL), Bouna Sarr (ACL) dhe Tarek Buchmann (kofshë). Në fakt, asnjë nga kuarteti nuk duhej ta kishte filluar ndeshjen gjithsesi, por Tuchel po punon rrethuar nga një krizë dëmtimesh mbi lojtarët e rregullt të ekipit të parë.

Konrad Laimer dhe Matthijs de Ligt ishin të dy viktima të fitores ndaj Frankfurt, me probleme në kavilje dhe gju. Tuchel po i mban gishtat të kryqëzuar, duke shpresuar që dyshja të arrijë gati për ndeshjen e pare. Fakti që austriaku është stërvitur me grupin e bën disponibël, ndërsa për Holandezin shanset janë të pakta. Jamal Musiala – mungoi në fundjavë me dhimbje në tendinë – është në të njëjtën varkë. Gjithashtu, kanë zënë shtretër në infermierinë e mbipopulluar të Bayern Leroy Sane (ijë), Serge Gnabry (kofshë), Dayot Upamecano (kavilje) dhe Kingsley Coman (ijë). Megjithatë, vetëm ky i fundit do të humbasë patjetër ndeshjen e parë, sepse anësorët Sane dhe Gnabry janë stërvitur të dy me ekipin.

REAL MADRID

Infermieria e Real Madrid, në anën tjetër, nuk është aq e mbushur sa ajo e bavarezëve dhe Ancelotti pritet të marrë një shtysë të madhe me rikthimin e parashikuar të Jude Bellingham. Anglezi pushoi për duelin me Sociedad për shkak të një sëmundjeje, por është gati të udhëheqë Blancos. Rodrygo (sëmundje) dhe Ferland Mendy (lodhje muskulare) gjithashtu janë shëruar nga vuajtjet e tyre dhe do të zbresin në fushë nëse Ancelotti ia kërkon. Mbeten jashtë viktimat e dëmtimit në gju: Courtois dhe David Alaba, si banorët e vetëm të dhomës së trajtimit në Bernabeu.

Lexo më tejAncelotti kthehet në Mynih si ‘armik’: “Shkarkimi një kujtim i shëmtuar”

Portieri belg mund të kthehet vetëm për përballjen me Cadiz më 4 maj.
Megjithatë, për momentin, heroi i penalltive në çerekfinale Lunin do të ruajë shtyllat, ndërsa Bellingham, Rodrygo dhe Mendy duhet të jenë në mesin e atyre që do të rikthehen në 11-shen titullare pasi Ancelotti i zëvendësoi për përballjen me Sociedad. Italiani do të detyrohet për një ndryshim të padëshiruar në krahun e djathtë, sidoqoftë, pasi Dani Carvajal mori një karton të verdhë që e pezulloi në Etihad, kështu që Lucas Vazquez – një nga yjet e El Clasico – do të jetë titullar në Mynih.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Bayern Munich:
Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Goretzka, Pavlovic; Muller, Musiala, Gnabry; Kane

Real Madrid:
Lunin; Vazquez, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *