• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo tërbohet me arbitrat: gjeste të shëmtuara në daljen nga fusha. E një tifoz e puth

Sport, Video
Ronaldo



Arbitrimi i Slloveni-Portugali e ka tërbuar krejtësisht kapitenin e luzitanëve Cristiano Ronaldo. Kampioni, tashmë te Al Nassr, u largua nga fusha në minutën e 90’ të ndeshjes miqësore të luajtur në Lubjanë dhe e humbur nga portugezët 2-0 dukshëm i zemëruar. Ai që e tensionoi ishte drejtimi i arbitrit boshnjak Irfan Peljto. Arsyeja? Dy penalltitë e paakorduara për ekipin e teknikut Roberto Martinez, në humbjen e parë që kur është ulur në pankinë. Nuk është rastësi që 39-vjeçari u largua nga fusha, duke bërë me gjeste të pangatërrueshme drejt arbitrit të katërt dhe duke bërë shenjën dy me gishta. Referenca ishte e qartë për dy penalltitë e munguara. Në një natë thuajse makth, ish-lojtari i Juventus mori edhe një puthje në fushë nga një tifoz që zbriti nga tribuna për të pushtuar fushën.

Lexo më tejTregoi gjenitalet, gjobë qesharake për Cristiano Ronaldo: portugezi skualifikohet për një ndeshje

Ronaldo, që nuk shënoi në një mbrëmje të komplikuar ku nuk kishte në krah lojtarin e Milan Leao, u kthye menjëherë në dhomat e zhveshjes për të qetësuar zemërimin e tij. Pamjet padyshim që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. CR7 është gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq më tepër nëse është i tërbuar. Që nga 30 janari 2022 në Arabinë Saudite me fanellën e Al Nassr, sulmuesi i lindur në vitin 1985 vazhdon të ketë shifra record. Këtë sezon ai ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje me 11 asiste. Gushtin e kaluar ai fitoi trofeun e tij të parë në tokën saudite, Kupën e Kampionëve, duke shënuar një dygolësh në finale kundër Al-Hilal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *