• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 260 kg kókainë në Slloveni, arrestohet një shqiptar

Lajme, Të fundit



Rreth 260 kilogramë kokainë janë sekuestruar në portin e Koperit më 18 mars, vlera e së cilës në tregun e zi do të arrinte në 10 milionë euro. Për këtë janë arrestuar dy të dyshuar, mes tyre një shqiptar.

“Slovenia Times”shkruan se droga u gjet pasi rojet e detit zbuluan dy zhytës të cilët po përpiqeshin të nxirrnin pesë çanta të mëdha në të cilat ishte fshehur kokaina nga rezervuari i anijes.

Shqiptari dhe një brazilian dyshohet se mbërritën në port përmes lumit Rizhana me skuter uji. Të dyshuarit ndodhen në paraburgim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *