• |
ide | kryesore

Video/ Çmendet Ronaldo, del nga vetja: bërryl kundërshtarit, pastaj kërcënoi të godiste arbitrin

Sport, Video
Ronaldo



Një mbrëmje për t’u harruar në Arabinë Saudite për portugezin Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr. Ish-lojtari i Real Madrid, i eliminuar nga Al-Hilal në gjysmëfinale, u ndëshkua me karton të kuq për sjellje josportive në minutën e 86’. 39-vjeçari, u përjshtua për një goditje me bërryl të dhënë ndaj Saud.

Ronaldo nuk u mjaftua me aq, por kur pa kartonin e kuq kërcënoi gjithashtu se do të godiste arbitrin me grusht. Portugezi, i cili vetëm pak javë më parë kishte qenë protagonist i një tjetër mosmarrëveshjeje me arbitrin e katërt (në kombëtare me Portugalinë), u largua nga fusha duke sharë dhe duartrokitur në mënyrë ironike arbitrin Al Hoaish.

Natyrisht, përveç befasisë edhe dëmi. Ronaldo jo vetëm u eliminua nga turneu, por tani duhet të vuajë edhe skualifikimin, që nuk do të jetë i vogël, pavarësisht staturës së kampionit portugez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *