• |
ide | kryesore

Sulmi në kisha/ Parlamenti egjiptian miraton gjendjen e jashtëzakonshme

Arkiva, Planet
ISIS-Egypt-church-attack.jpg



Sulmet kamikaze ndaj dy kishave në Egjipt u bënë shkak që parlamenti egjiptian të miratonte sot gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Ky vendim është miratuar nga presidenti Abdel Fattah Al-Sissi.

Në lajmin e njoftuar nga televizioni shtetëror “Nile Neës”, deputetët kanë votuar me unanimitet masën që ishte publikuar dje në faqen zyrtare dhe që mori efekt menjëherë.

Gjendja e emergjencës vendoset pas dy atentateve kamikazë të së dielës ndaj dy kishave katolike, që shkaktuan vdekjen e 44 personave. /LAPSI.AL/