• |
ide | kryesore

FOTO/ Të gjitha të dashurat e Bobo Vierit

Arkiva, Sport
C_4_articolo_2038079_upiFoto1F.jpg


Ish-futbollisti dhe “Don Zhuani” italian ka rrëfyer atë që i ka ndodhur në raport me partneret që ka patur. Sa shumë në “rrjetat e tij”…

Don Zhuani i futbollistëve rikthehet të flasë… Ish sulmuesi italian, Kristian Vieri ka dhuruar spektakël në emisionin “E poi c’è Cattelan” në televizionin Sky. Drejtuesi i emisionit, Alesandro Katelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.

Loja ishte e tillë “Katelan i tregonte Vierit fshehurazi publikut fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën, dhe ai duhet të pohonte apo mohonte me “po” apo “jo”. Por, sulmuesi i kombëtares italiane ka shkuar më tej. Teksa moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”. Pasi pa një tjetër foto, ai tha “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e uritur”.

Sigurisht, nuk dihet se për kë e kishte fjalën, por të kujtojmë që në albumin e tij, Vieri ka koleksionuar shumë femra bukuroshe dhe seksi…  Megjithatë, në “rrjetat” e Don Zhuanit që nuk plaket kurrë kanë rënë shumë bukuroshe…

Ariadna Romero Aktore kubaneze e natyralizuar italiane, merr pjesë në Baillando con le stelle në 2012. Njihet me Vierin dhe përgënjeshtron lidhjen duke thënë se ishin vetëm miq. Por, fotografohen bashkë

 Kristina Buçino Konkurrent e Ishullit të Famshëm, me bikini dhe trupin seksi. Flirti me Vierin ndodh hapur

Sara Tomazi S’mund të mungonte në listën e Bobos. Madje, ajo shpesh i dërgonte mesazhe hapur se i mungonte shumë ish-sulmuesi

 Barbara D’Urso Prezantuese e njohur, në 2014-n u fotografua me Vierin në Milano. E mohoi se kishte lidhje, por nuk mund të bënte ndryshe

 Nabila Chihab? Raporti me volejbollisten marokene lindi në Formentera dhe përfundoi shumë shpejt, edhe pse u përfol për martesën

Melita Toniolo Në 2014-n, në Spanjë, Formentera, gjithashtu pati shkëndija dhe flirt mes të dyve. Një flirt veror

Belen Rodriguez E ka mohuar gjithmonë, por e vërteta është se me Vierin, ka pasur më shumë se miqësi

 Aida Jespika Aida, e mrekullueshmja shoëgirl dhe Bobo ishin vetëm miq, por ajo pranoi se ai “është romantik”

 Nikol Mineti Këshilltarja rajonale më e bukur në Itali u dashurua me lojtarin në Milano Maritima në 2011-n. Më pas, ndarja, sigurisht

Vanesa Keli Nëna Natyrë te “Cia Darëin” te Paolo Bonolis. Sapo ka lënë Elisabeta Kanalis, menjëherë e bën pre

 Elisabeta Kanalis ?Pesë vjet bashkë dhe historia mbaron në 2011-n me gruan aktuale të Boatengut

Melisa Sata Mbretëresha e tij. Aty ku nis gjithçka dhe bëhet e bujshme/sportekspres.com/