• |
ide | kryesore

Zbardhen përgjimet: Galiani: Anjeli arrogant që duhet ta qepë

Arkiva, Sport
agnelli.galliani.combo_.2014.2015.538x358.jpg


Ish-administratorit të deleguar të Milanit Adriano Galiani i ka dalë emri në hetimet për abuzime të mundshme në dhënien e të drejtave televizive nga viti 2009 në dëm të skuadrave të futbollit kur ai ishte President i Ligës.

Flitet për të paktën 1.5 miliardë euro në vit, që janë përfituar nga e drejta televizive. E kanë shkruar këtë prokurorët e Milanos në kërkesën e refuzimit për arrestimin e tre të hetuarve për shitblerjen e të drejtave televizive të Serisë A dhe B jashtë Italisë.

Megjithët Galiani nuk është ende në hetim. Personat e tjerë me të cilët ish-drejtuesi i Milanit dyshohet se ka bashkëpunuar janë presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, dhe tre ish-menaxherë (Marko Bogareli, Andrea Lokateli dhe Xhuzepe Çoketi) si edhe Rikardo Silva, pronar i një shoqërie tjetër që merret me të drejtat televizive.

Mediat kanë publikuar përgjimet telefonike ndërmjet Galianit dhe Bogarelit, teksa flasin për Juventusin.

“Duhet ta qepë ky zotëria” (për Anjelin)”, thotë Galiani.

Bogareli i përgjigjej: “E di, por në Ligë dikush duhet të thotë diçka, ndonjë klub, sepse ai është idiot. Të gjithë pështyjnë në futbollin italian por si do shesim ne të drejtat televizive nëse ata e bëjnë këtë”.

Galiani përgjigjet: “E dimë, ai duhet të mos pështyjë te futbolli italian, sepse përfiton më shumë nga të gjithë nga ky produkt me të drejtat televizive. Juventusi merr 100 milion euro për to. Ai të paktën nuk duhet ta shajë futbollin italian, por arroganca është armë e Juves”.