• |
ide | kryesore

Federbet: Kemi shumë sinjale për ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia

Arkiva, Sport
federbet_jep_alarmin_ne_4_muaj.jpg


Federbet, kompania e hetimit të ndeshjeve të dyshuara si trukuara në baste ka bërë një reagim në lidhje me takimin e së shtunës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë të mbyllur 4-3 në favor të korçarëve. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Federbet njofton se ka marrë shumë mesazhe për të hetuar këtë ndeshje dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj ndihmë për të proceduar me hetimin.

“Që nga mbrëmja e djeshme, Federbet ka marrë shumë mesazhe dhe e-maile në lidhje me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia të ligës shqiptare. Pikë së pari, ju falënderojmë të gjithëve që na ndiqni dhe na jepni sugjerime, ndihemi vërtet të vlerësuar nga vëzhgimet tuaja. Ne gjithmonë ndjekim përmbledhjet e ndeshjeve dhe numrat e basteve. Në fakt, të shohim numrat është puna jonë kryesore dhe ne dalim në përfundime nëse ndeshja ishte “e çuditshme” apo “e dyshimtë” vetëm duke u bazuar në numra. Në këtë rast, ne duam ndihmën tuaj. Sa kompani bastesh e kishin kuotuar ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia? Sa prej jush i kanë parë koefiçentët mbi këtë ndeshje? Na dërgoni prova të lëvizjes së koefiçentëve dhe ne do të fillojmë të flasim menjëherë. Duam t’ju kujtojmë sërish se ‘Federbet’ është i specializuar në trukimin e ndeshjeve me qëllim përfitimi në baste. Faleminderit” – thuhet në njoftimin e Federbet.

federbet skenderbeu