• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sadiku gol dhe karton të kuq përballë Xhakës

Arkiva, Sport
B1Ga3667-470x313.jpg


Në Zvicër, Lugano ka barazuar 2-2 ndaj Bazelit duke u ngjitur në vendin e katërt. Protagonist i këtij takimi u bë shqiptari Armando Sadiku. Ai shënoi golin e barazimit me dorë e më pas në mënyrë të pakuptimtë u ndëshkua me karton të kuq. Taulant Xhaka dha asistin në golin e parë të Bazelit. Skuadra e kosovarit shënoi edhe golin e dytë, por ajo e drejtuar nga Paolo Tramexani nuk u dorëzua. Fillimisht shkurtoi dhe më pas ishte Sadiku ai që dërgoi një top në rrjetë me kokë dhe dorë. Ai shkoi të festojë te tifozët, por për këtë u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri. Ky ishte goli i 8-të i Sadikut për Luganon ku luan nga janari i këtij viti./lapsi.al/