• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus në finalen e Champions League

Arkiva, Sport
auto_bufon1494362802.jpg


Juventus është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për të 9-nën herë në histori. Skuadra italiane në gjysmëfinale eliminoi Monakon, pasi e mposhti me rezultat 2-1 dhe nga të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-1. Golat për Juventusin i shënuan Mario Mandzukiç në minutën e 33-të dhe Dani Alves në minutën e 45-të. Golin e vetëm për francezët e shënoi talenti 18-vjeçar, Mbappe në minutën e 69-të. Juventusi në finale pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, ku favorit është skuadra e Zidane, pasi që është në epërsi prej tre golash nga ndeshja e parë.