• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shpërthen Cikalleshi me dy gola në Turqi

Arkiva, Sport
cikalleshi-470x264.jpg


Sokol Cikalleshi është bërë protagonist në kampionatin turk me fanellën e Akhisar. Shqiptari realizoi një dopietë në ndeshjen ndaj Gaziantepspor, me një paraqitje mbresëlënëse. Ai u përfshi fillimisht në golin e parë tës hënuar nga skuadra e tij në minutën e 43-të, por topi futur prej tij në zonë u kthye në autogol të mbrojtjes kundërshtare. Në minutën e 58-të ai arriti të çonte shifrat në 2-0 për skuadrën e tij, duke dërguar topin në rrjetë me kokë pas një goditje nga këndi. Vetëm tre minuta më vonë, Cikalleshi plotësoi dopietën duke realizuar pas një shpërthimi në krahun e majtë. Cikalleshi la fushën e lojës mes duartrokitjeve të publikut në minutën e 76 të sfidës, e cila u mbyll me suksesin e thellë 6-0 të Akhisar.