• |
ide | kryesore

Analiza/ Si e ndali Real vrullin e Atletico (VIDEO)

Arkiva, Sport
1494399231_856296_1494450835_noticia_normal.jpg


Do të jetë Juventus – Real Madrid sfida finale e Champions League e këtij sezoni. Një “bis” për ata që njohin historinë e futbollit, por ende e pashkruar. Nga “kurthi” i ngritur në Vicente Calderon, kampionët e Europës ende në fuqi dolën të mundur, por me një biletë në dorë për finalen e Cardiff, falë magjisë së Benzema dhe golit të Isco që arriti të shuajë ëndrrat e Atletico që arriti shumë shpejt në shifrat 2-0 kur kishte kaluar vetëm çerek ore lojë. 
Nga viti 1992 pas tentativave kundër Milan dhe Juve, në vitet 90 me tre finale konsekutive dhe atë përballë United në finalet e 2008 dhe 2009 është hera e katërt që Real kërkon të thyejë një tabù. Merengues janë vetëm 90 minuta nga kupa e 12-të e Ligës së Kampioneve dhe nga një rekord ende i pathyer. Pas Milanit në 89-ën dhe 90-ën asnjë klub evropian nuk e ka fituar këtë titull dy herë radhazi. 

 

SAUL-GRIEZMANN, 2-0 NE 16′! – Simeone hodhi nga minuta e parë Fernando Torres së bashku me Griezmann, në mbrojtje Juanfran nuk ia doli, Gimenez tercin në krah të djathtë. Zidane zëvendësoi të dëmtuarit Bale dhe Carvajal me Isco dhe Danilo. Koreografi drithëruese e tifozëve bardhekuq me një banderolë: “Krenarë që nuk jemi si ju”. “Il Nino” u bë protagonist që në nga minuta e parë. Në fillim luftonte me Sergio Ramos dhe më pas shpërdoroi një rast me kokë nga e para goditje këndi. Një ndeshje që tregon shpejt se do të ishte e ashpër. Kartona të verdhë për Danilo dhe Savic në 6 minuta. Real replikoi, Oblak mban të gjallë Atletico me një pritje pas goditjes së Casemiro. Atletico ka një marsh më shumë në fushë dhe sulmon pa ndalur frymën duke e gjetur golin e parë në minutën 12 me Saul. 
Calderon është ne delir. Real provon të mbyllë ndeshjen me kundërsulm por u zy në befasi sërish në minutën e 16-të. Top brenda zonës për Torres, Varane e sulmon, Cakir drejton dorë nga pika e bardhë. Griezmann godet fort (imazhet televizive treguan më pas se francezi ka bërë faull te penalltia pasi e ka prekur topin dy herë), por Navas nuk mund ta ndalë. Zidane vazhdon t’i thotë skuadrës të qetësohet.

 

CAKIR, LOJË E ASHPËR, KARTONË TË VERDHË DHE PROTESTA – Kur morri goditjen e dytë Real mbylli zonat dhe nis të ndërtojë lojën e tij. Ndërprerje të shpeshta nga arbitri Cakir që jep goditje dënimi, por nuk ndëshkon më duke ndryshuar mënyrën e lojës nga fillimi. Kalon një gjysmë ore me raste, por arbitri turk rrezikon që ndeshja t’i dalë nga kontrolli. Ndërhyrje e rëndë e Casemiro, nga pas te Griezmann, por pa të verdhë. Kartonët e verdhë Cakir i nxjerr pas minutës së 34-t. Godin ndërhyn te CR7, karton i verdhë për mbrojtësin e Colchoneros dhe për Sergio Ramos që proteston. Sërish ndërhyrje e ashpër Isco te Griezmann, por ndëshkimi vjen për Gabi, sërish për protesta. 
 

ÇMENDURIA E BENZEMA, ISCO BËN 2-1 – Kur mbeteshin vetëm pak minuta nga pushimi mes pjesëve Real gjeti golin duke shuar shpresat e “Atleti”. E pabesueshme lëvizja e Benzema që nga flamuri i këndit nxjerr jashtë loje 3 kundërshtarë duke shërbyer për Kroos, por Oblak bën mrekullinë nga goditja e gjermanit. Dy hapa më pas gjendej Isco që dërgon topin në rrjetë dhe dënon Atleticon duke e detyruar të shënojë 3 për të parë finalen e Cardiff. Atletico jashtë me nder dhe Real kap finalen e dytë radhazi. /pergatiti lapsi.al/