• |
ide | kryesore

Partizani – Kukësi e trukuar? Reagon edhe FSHF

Arkiva, Sport
sefawref.jpg


Federata Shqiptare e Futbollit reagoi pas publikimit në “Fiks Fare” të një videoje të regjistruar ku menaxheri Drini Çaushi i kërkon futbollistit të Partizanit, Emiljano Vila të tolerojë në ndeshjen me Kukësin. 
“FSHF dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila. Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkërisht duhet të kontribuojmë në eliminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t’i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëhershme”- thuhet në reagimin e FSHF-së.