• |
ide | kryesore

VIDEO/ Finalja e Europa League, Ajax-Manchester United

Arkiva, Sport
1494530965048_lc_galleryImage_Britain_Football_Soccer_M-470x310.jpg


Finalja e Ligës së Europës me datë 24 qershor do të vendoset mes Ajax dhe Manchester United. Holandezët kishin fituar 4-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale me Lyon, por humbën të dytën 3-1. Ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë pasi francezët shkuan afër golit të katërt.

Në ndeshjen tjetër Manchester United barazoi 1-1 në shtëpi me Celta Vigo, pasi kishte fituar 1-0 në transfertë. Edhe në këtë takim, “djajtë e kuq” realizuan të parët me Fellainin dhe dukeshin në kontroll të plotë të ndeshjes. Goli Ronkalja pak minuta para fundit të ndeshjes hapi gjithçka, ashtu si edhe kartonët e kuq të Beilli për vendasit dhe Ronkalja për miqtë. Finalja do të zhvillohet në Solna më 24 maj.