• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fiorentina mund Lazion, çfarë thonë mediat për Strakoshën

Arkiva, Sport
strakosha hoedt-2.jpg


Lazio pësoi një humbje 3-2 në fushën e Fiorentinës këtë të shtunë. Në portë për kryeqytetasit ishte shqiptari Strakosha. Mediat italiane e kanë vlerësuar shqiptarin me notën 6 për paraqitjen e bërë duke mos e fajsuar shumë për 3 golat e pësuar.

“Inzaghi e konfirmoi në portë duke lënë mister se si është portieri i tretë Vargic. Shqiptari ishte shumë i kujdesshëm në goditjet e Bernardeschi dhe Babacar. Në pjesën e dytë bën një mrekulli ndaj Babacar, por në përballjen tek për tek me sulmuesin violë nuk ia doli të ndalë goditjen e tij me kokë pasi u hodh pak me vonesë. Shpëton sërish portën pak më pas” – shkruajnë mediat italiane duke mos e fajësuar shqiptarin edhe për 2 golat e tjerë që u shënuan nga një distancë e afër. /lapsi.al/