• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël i Bayern, përmbysje dhe 9 gola ndaj Lepzig

Arkiva, Sport
ba_1494689135-924440.jpg


Bayern Munich fitoi 5-4 duke përmbysur rezultatin 2-4 ndaj Leipzig. Megjithëse me titullin në xhep, Bayern Munich i Carlo Ancelottit nuk u dorëzua përballë skuadrës surprizë të Bundesliga këtë sezon. Marcel Sabitzer (2’), Timo Werner (29’ e 65’) si dhe Yussuf Poulsen (47’), shënuan për vendasit, derisa për mysafirët realizuan Robert Lewandowski (17’ e 84’), Thiago Alcantara (60’), David Alaba (90′) dhe Arjen Robben (90+4). Kjo ndeshje për Bayernin ishte vetëm sa për statistika, pasi tashmë ka fituar titullin ndwrsa edhe Leipzig ka siguruar pjesëmarrjen direkt në Ligën e Kampionëve.