• |
ide | kryesore

Çfarë diskutoi Emmanuel Macron në ditën e parë si president i Francës

Arkiva, Planet
Emmanuel-Macron_88287.jpg


Kryeministri i ri ishte çështja e parë që diskutoi Emmanuel Macron, në ditën e parë të punës si President i Francës.

Macron zgjodhi deputetin e Partisë Republikane, Edouard Philippe. 

Kryeministri i zgjedhur nga Macron, Philippe duhet të bëjë një performancë të mirë në zgjedhjet parlamentare në qershor, në mënyrë që reformat e planifikuara ekonomike zbatohen. 

 (Kryeministri i ri i Francës, Edouard Philippe). 

Më pas pritet që Presidenti Macron të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ky takim ka për qëllim forcimin e raporteve të Francës me Gjermaninë.

Qeveria gjermane e pret me shumë interes këtë vizitë të politikanit që arriti të mundë lideren e frontit nacional Marine Le Pen.

Macron, në fushatën elektorale tërësisht proeuropiane, e vuri theksin gjithnjë tek rëndësia e motorit gjermano-francez për Europën. 39-vjeçari Emmanuel Macron u betua dje si president i Francës ku edhe prezantoi axhendën e tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian. /LAPSI.AL/