• |
ide | kryesore

“Çmendet” Uejn Runi, lë 590 mijë euro në kasino për vetëm 2 orë

Arkiva, Sport
ab8hw860-470x313.jpg


Ka qenë vërtetë një shifër e çmendur ajo që ka lënë Uejn Runi në Kasino. Sipas “Sunday Mirror” dhe “The Sun”, më 16 mars, kapiteni i Mançester Junajtid ka humbur 590 mijë euro për vetëm dy orë në një kazino, duke luajtur ruletë.

Kjo ka ndodhur pas fitores në Ligën e Europës ndaj Rostovit, ku ai ka shkuar për t’u dëfryer në një kazino. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares dhe “djajve të kuq” ka pasur në të shkuarën probleme me gruan e tij, Kolin, për shkak të pasionit të tij për bixhozin.

Kujtojmë që 590 mijë euro Runi e ka vetëm rrogën e më pak se dy javëve punë në “Old Trafford”, sepse ish-talenti i Evertonit fiton mbi 350 mijë euro në javë në javë dhe paga vjetore e tij arrin në 18 milionë euro