• |
ide | kryesore

FIFA i heq pezullimin Mesit, gati për të luajtur 4 ndeshjet e fundit kualifikuese për në Rusi 2018

Arkiva, Sport
mesi-470x263.jpg


Komisioni i Apelit të FIFA-s i ka hequr pezullimin me katër ndeshje kapitetin të Argjentinës, Lionel Mesi. Gjtihashtu, Mesit i është falur edhe gjoba prej 10 mijë frangash zvicerane. Ky ëhstë një lajm i mirë edhe për skuandrën e Argjentinës, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje të mbetura për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. 4 ndeshje te tjera Argjentina do t’i zhvillojë ndaj Uruguajit, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

Mesi u dënua para ndeshjes që Argjentina luajti ndaj Bolivisë për shkak se ofendoi gjyqtarin brazilian të linjës në përballjen e humbur në transfertë kundër Kilit me rezultatin 1-0. Vlen për t’u përmendur fakti që arbitrat brazilianë të ndeshjes Kili-Argjentinë nuk e kishin përmendur ofendimin e Mesit në raportin e ndeshjes dhe gjithashtu e mohuan diçka të tillë kur u thirrën për të dëshmuar nga FIFA gjatë hetimeve të ngjarjes.