• |
ide | kryesore

Skënderbeu në ndihmë të Lekbellos, gjysmat e biletave për kurimin e tij

Arkiva, Sport
skenderbeu4-470x249.jpg


Pas sensibilizimit të grekëve për të ndihmuar financiarisht kurimin e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Artur Lekbello, diçka e tillë po bëhet edhe në Shqipëri.

Klubi i basketbollit të Tiranës ishte i pari që vendosi të organizonte një ndeshje miqësore dhe të ardhurat e biletave t’i jepte për Lekbellon. Pas tyre, sensibilizimi u shtri edhe në futboll teksa të parët që reaguan janë klubi kampion i Skënderbeut.

Korçarët kanë vendosur që gjysma e të ardhurave nga biletat e shitura për ndeshjen Skënderbeu-Tirana do të shkojnë në ndihmë të ish-futbollistit të njohur.