• |
ide | kryesore

“Çmenduria” e Milanit për Belotin: 70 milionë euro dhe 3 lojtarë

Arkiva, Sport
belotti_donnarumma_lapresse.jpg


Tifozët e Milanit kanë një ëndërr: Andrea Beloti. Drejtuesit e rinj të klubit kanë nisur zyrtarisht negociatat, por të bindësh Torinon është shumë e vështirë. Për këtë nevojitet shumë punë dhe para. Sipas medieve italiane Marko Fasone është gati të ulë pretendimet e presidentit të Torinos, Urbano Kairo që kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit italian. Milani ka ofruar 70 milion euro dhe 3 lojtarë. Në “pjatë” janë portieri Gabriel, mbrojtësi i krahut Luka Antoneli dhe mesfushori Juraj Kuçka. Të tre këta lojtarë pëlqehen shumë nga ana e trajnerit aktual të Torinos, Sinisha Mihajloviç. Në garë për Belotin është edhe Atletiko e Madridit që ka ofruar 60 milionë euro./lapsi.al/