• |
ide | kryesore

Hileja e Zvicrës për t’i “vjedhur”Shqipërisë vëllain e Ajetit

Arkiva, Sport
te-1.jpg


Albian Ajeti është thirrur nga Zvicra për miqësoren ndaj Bjellorusisë dhe për ndeshjen zyrtare kundër Ishujve Faroe. Me këtë lëvizje trajneri Vladimir Petkoviç i ka paraprirë kalimit të sulmuesit të talentuar te Shqipëria. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ka shkëlqyer në këtë sezon te St. Gallen në kampionatin zviceran. Fjalët janë se sulmuesi 20-vjeçar mund të kalojë te Basel edicionin e ardhshëm. Prapaskenën e zbulon vetë gazeta zvicerane “Blick”sipas të cilës thirrja e Ajetit është bërë për shkak të interesimit të Shqipërisë. Nëse ai aktivizohet qoftë edhe një minutë në ndeshjet e qershorit me Kombëtaren A të Zvicrës, do të jetë e pamundur që më pas të ndryshojë përsëri përfaqësuesen. Në listë parashikohet të jetë edhe Florent Hadërgjonaj, i cili deri tani ka refuzuar ftesat që i kanë ardhur më parë nga përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës dhe duket se ka zgjedhur që të përfaqësojë përfundimisht Zvicrën.