• |
ide | kryesore

Tifozët milionerë të Tiranës: 100 mijë euro shpërblim nëse nuk bien nga kategoria

Arkiva, Sport
tirana-tifozet.jpg


Duke qenë se Tirana po kalon momentin më të vështirë në historinë e saj 96-vjeçare rritet sensibiliteti rreth ekipit për të shpëtuar këtë emër nga rënia nga kategoria. Kur mbeten vetëm 2 ndeshje për tu luajtur kundër Luftëtarit dhe Vllaznisë që janë mjaft të rëndësishme për mbijetesën një grup biznesmenësh pranë ekipit kanë mbledhur 100 mijë euro të cilat i kanë vënë në dispozicion si shpërblim për skuadrën në rast të dy fitoreve. Lajmin e ka konfirmuar “Panorama Sport”. Sipas saj bëhet fjalë për Blendi Sulajn, ish-anëtar i grupimit “Tirona Fanatics”, që aktualisht kandidon edhe si deputet në Tiranë, nën siglën e Partisë Republikane. Ai konfirmon për gazetën se paratë janë gati dhe se lojtarët, që të përvetësojnë këtë supershpërblim, duhet të marrin 6 pikë të plota në 180 minutat e mbetura./lapsi.al/