• |
ide | kryesore

Analiza/ Sekreti i Allegri që çoi Juventusin sërish kampion

Arkiva, Sport
18581914_1821848794509008_8319665054549554649_n.png


Golat e Higuain. Klasi i Dybala. Pasimet e Pjanic. Reflekset e Buffon. Bllokimet e Chiellini. Toni i Bonucci. Peshkimet e Mandzukic. Zbritjet e Dani Alves. Driblimet e Cuadrado…

Janë skena të një “skudetoje” të të tërë. I gjashti në radhë një gjë e paarritur më parë në historinë e Serie A, por protagonisti i vërtetë që vazhdon të qëndrojë në radhë të dytë duke nxjerrë në podium skuadrën është sigurisht Massimiliano Allegri. Për të është kampionati i tretë radhazi dhe titulli i shtatë i fituar në 3 vjet pasi triumfoi në Kupën e Italisë dhe duke pritur realizimin e “ëndrrës Champions”.

Kjo i duhet për t’iu larguar Antonio Contes dhe të “izolohet” në podiumin e teknikëve bardhezinj që kanë fituar më shumë se kushdo. Përpara tij janë vetëm dy legjenda Giovanni Trapattoni dhe Marcello Lippi që megjithatë kanë pasur mundësi që për shumë vite të ngrenë respektivisht 14 dhe 13 trofe.

Ndryshimi taktik

Në këtë kampionat të shkëlqyer, në këtë sezon triumfues ishte përcaktues qetësia që transmetonte skuadra, por me një karikim të brendshëm dhe me zgjedhje taktike të zgjuara që çuan në fitore njëra pas tjetrës. Përcaktues edhe ndryshimi i modulit në 4-2-3-1.

Kthesa erdhi në 22 janar kundër Lazios kur u testuan për herë të parë Pjanic, Cuadrado, Dybala, Mandzukic dhe Higuain. Kur u lexua formacioni pati shikime të çuditshme. Pati edhe nga ata që folën për provokim dhe çmenduri, por Max e dinte që mund tu besonte njerëzve të tij. Ishte sakrifica e sulmuesve dhe mesfushorëve që krijonin qetësi në skuadër dhe Juventus në dukje i zhbalancuar tregonte entuziazëm ndryshe nga një skuadër e mësuar në rreshtimin 3-5-2 tashmë i vjetruar.

Prej kohësh mendohej, por duhej një instinkt për ta provuar. Pas humbjes në Firenze ai vendosi që ishte momenti të ndryshonte dhe duke ndryshuar qëlloi në shenjë duke marrë titullin e tretë kampion dhe të katertin në karrierën e tij./marrë nga Corriere dello Sport. Përshtati lapsi.al/