• |
ide | kryesore

VIDEO/ Festa e çmendur e Real Madrid pas fitores së La Liga

Arkiva, Sport
zizi_1495399581-9111090.jpg


Real Madrid është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17 dhe lojtarët kanë shpërthyer në festë pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Lojtarët ndërprenë konferencën për media të trajnerit Zidane duke festuar si të çmendur për titullin e fituar. Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas 5 vjetësh. Hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, derisa ka pësuar 41. Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje. Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga. Tashmë misioni është kompletuar dhe Real Madridi është i tëri në festë. I vetmi trofe i sezonit mbetet ai i Champions League që do të sfidojë Juventusin.