• |
ide | kryesore

Flet Mirel Josa: Ku gaboi Tirana që arriti në këtë pikë

Arkiva, Sport
sdfdfdffffff.jpg


Trajneri i Tiranës Mirel Josa ka bërë për Supersport deklaratën  e parë pas rënies së Tiranës nga kategoria. Trajneri i bardhebluve tha se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur.  

“Më vjen keq për djemtë së pari. Nuk duhet të shkonte situata deri këtu. Nuk doja që të përballej Vllaznia me Tiranën. Kjo edhe për shkak të të kaluarës sime. Vllaznia bëri lojën e saj duke ruajtur barazimin dhe të na sulmonte me kundërsulm megjithëse në pjesën e parë kishte më shumë sulme” – tha trajneri duke shtuar: “Nuk dua të gjej pretekste. Dola në këtë intervistë për t’ju respektuar juve si media dhe për të respektuar futbollistët e mi”.

Përsa i përket lojës së zhvilluar në “Loro Boroci” të Shkodrës, Josa gjen gabimet.   

“Bëmë disa lëvizje të gabuara në pjesën e parë. 3 qendrat tona ishin shumë larg zonës kundërshtare dhe sulmuesit tonë të parë. Ndryshuam në pjesën e dytë, por efikasiteti jonë nuk pati shumë rrezikshmëri”.

Tirana ka javën e ardhshme edhe finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut.

“Unë në këto momente nuk mendoj fare për finalen e Kupës. Do të bisedoj me klubin dhe lojtarët gjatë kthimit. Edhe qëndrimi bashkë do të na ngrejë moralin. Nuk e kam menduar kurrë finalen e Kupës përpara qëndrimit në Superligë” – e mbyll Josa./lapsi.al/