• |
ide | kryesore

Trajneri i Vllaznisë tregon pse shkoi në dhomën e Tiranës pas ndeshjes

Arkiva, Sport
dddd.jpg


Pas festimeve trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka qëndruar për më shumë se 20 minuta në dhomën e zhveshjes së Tiranës. Në një intervistë pas ndeshjes, ai ka treguar se përse shkoi aty. 
“Unë kam respektuar gjithmonë vlerat. Nuk e mendoja që do të arrinim deri këtu. Unë kam respekt maksimal për këtë qytet dhe Tiranën. Josën e kam mik familjeje. Nuk do të doja një situatë të tillë, por ja që erdhi” – tha Cungu që i emocionuar zbuloi edhe një detaj tjetër.
“Ky ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime pas atij të 7 viteve më parë kur humba nënën”– tha ai me zërin që i dridhej. /lapsi.al/