• |
ide | kryesore

Kukësi kampion/ “Do bëjmë miqësore në Angli, titullin t’a gëzojnë edhe tifozët atje”

Arkiva, Sport
Gjici-festa-470x313-400x266.jpg


Qyteti i Kukësit ka festuar ditën e djeshme titullin kampion të “Superligës”, trofe i fituar për herë të parë në historinë e klubit verilindor.  

Por kuksianët nuk do të festojnë detyrimisht vetëm në qytetin e tyre, por edhe në destinacionin e tyre të preferuar, në Angli.

“Në të ardhmen kemi planifikuar të luajmë një ndeshje miqësore me një skuadër angleze, në mënyrë që tifozët kuksianë në këtë shtet të kenë mundësi ta shohin nga afër skuadrën dhe trofeun e fituar.” – premtoi presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Ndonëse ishte parashikuar që festa të niste në orën 20:00, ajo në fakt ka fillaur që në orët e drekës.

Me një organizim në sheshin kryesor të qytetit, mes tifozëve të shumtë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dha kapitenit Hallaçi trofeun e shumëdëshiruar, ndërsa sulmuesi Pero Pejiç ka marrë “Këpucën e Artë”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati me 28 gola të shënuar. /LAPSI.AL/ 

 (Festa në Kukës)