Topmodelja katalanase Judit Benavente e ka nisur mëngjesin e post-finales së Kupës së Mbretit me një surprizë. Tifozja e flaktë e Barcelonës festoi nudo kurorëzimin e skuadrës së zemrës në finalen me Alaveshin. Në foton e postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, Benavente shfaqej nudo në shtrat dhe pranë vetes mbante flamurin blaugranas. Në fundin e ndeshjes, “lepurushja” e “Playboy”-t, “Miss Facebook” dhe imazhi i “Interviu”, festoi gjatë për suksesin e Barcelonës dhe tregoi dashurinë e saj për klubin spanjoll.