• |
ide | kryesore

Ariana Grande koncert falas në Manchester (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
JS65306561.jpg



Grande ka njoftuar se biletat, për fansat që ishin në “Manchester Arena” më 22 maj, do të jenë falas. Mes performuesve do të jenë edhe Niall Horan i grupit “One Direction” dhe Usher, ndërsa të tjerë priten të shpallen në ditët në vijim. Arena ku do të organizohet koncerti ka një kapacitet prej 50 mijë vetash, ndërsa shfaqja do të transmetohet edhe në “BBC One” dhe “BBC Radio”.

Biletat për këtë koncert homazh do të dalin në shitje ditën e enjte, ndërsa çmimi i tyre ende nuk është përcaktuar. Pjesëmarrësve në këtë shfaqje muzikore u është kërkuar të mos vijnë me çanta me vete. Të ardhurat do të shkojnë për fondin e emergjencave “We Love Manchester”, që u ngrit nga Këshilli i qytetit të Manchesterit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq britanik. Organizatorët presin të paktën 2 milionë paund të ardhura nga ky koncert.