• |
ide | kryesore

Incidente dhe gola/ Tirana merr Kupën, por nuk feston (FOTO/VIDEO)

Arkiva, Sport
tirana-kupa-470x256.jpg


Tirana e ka festuar në mënyrë të çuditshme suksesin në Kupën e Shqipërisë. Lojtarët nuk i janë gëzuar triumfit 3-1 përballë Skënderbeut pasi në momentin e dhënies së medaljeve të fituesit nga zëvendëspresidenti i FSHF-së, Libohova dhe sekretari Shulku, pak prej bardhebluve dukeshin të lumtur. Vetë trajneri Mirel Josa nuk ka pranuar as të vërë në qafë medaljen e fituesit.

Më pas, edhe në dorëzimin e trofeut, kapiteni Karabeci thjesht “bëri adetin”, duke e ngritur lart atë thuajse me detyrim, ndërsa pakkush festoi me trofeun. Të vetmit që bënin foto entuziastë me të ishin futbollistët afrikanë.

Finalja e luajtur në “Elbasan Arena” u ndërpre për disa minuta në minutën e 24-t. Kjo pasi tifozët e Tiranës hodhën një sasi të madhe tymuesesh blu në anë të fushës. Pas kësaj pjesa më e madhe e tifozëve të Tiranës braktisën shkallët e stadiumit.

Nuk munguan edhe banderolat kunder presidenutit Refik Halili me fjalet: “Trejgoju i sinqerte! Pranoje qe je mashtrues! “Paaftësia juaj na boni me vjell vrer, nuk mbulohet turpi me 1 Kup pa vlerë”.

halili

fanatics3

Vetëm 4 minuta më parë Tirana kaloi në avantazh me Ede. Sulmuesi shfrytëzoi një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Skënderbeut për të shënuar me një diagonale nga krahu i djathtë. Tifozët nuk e mirëpritën poshtë tribunës së tyre sulmuesin. 0-1.

Skënderbeu barazoi në minutën e 86-të. Një goditje dënimi e Radas kalon mes këmbëve të të gjithë futbollistëve në zonën e Tiranës dhe përfundon në rrjetë. Koha e rregullt u mbyll në këto shifra.

Në shtesë në minutën e 103 një aksion nga e djathta i Merveil i cili arrin të çojë topin drejt qendrës. Shehi e devijon duke e kaluar sferën te këmbët e Moise i cili nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë. 1-2.

Ishte sërish Merveil që thelloi diferencën në minutën e 114-të me një gjuajtje nga pika e bardhë. Daja fiton penallti pas një ndërhyrje të Jashanicës në zonë ndaj Dajës dhe mesfushori nuk gabon në gjuajtjen e tij. 1-3.

Ishte kjo Kupa më e çuditshme e marrë ndonjëherë nga Tirana.