• |
ide | kryesore

Alarmi/ Kolera vret 1 person çdo orë në Jemen

Arkiva, Planet
3000-to-5000-new-cholera-cases-in-yemen-each-day-says-un-136418508662003901-170603203119.jpg


Sëmundja e kolerës ka marrë përmasa të frikëshme në Jemen. 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 100 mijë persona dyshohet se janë prekur nga kolera në Jemen.

Organizata bamirëse Oxfam ngre alarmin se kjo epidemi është duke vrarë një person në çdo orë dhe është duke u përhapur me shpejtësi.

Sistemi shëndetësor, i ujit dhe ai sanitarë në Jemen, kane pësuar kolaps pas dy vjetësh lufte në mes të qeverisë dhe forcave rebele Houthi.

Kolera është një infeksion i cili shkaktohet nga konsumimi i ushqimit apo ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholera.

Në rastet ekstreme ose kur nuk trajtohet menjëherë kjo sëmundje është vdekjeprurëse.