• |
ide | kryesore

New York Times: Gjithçka që duhet të shikoni për zgjedhjet e sotme në Angli

Arkiva, Planet
kryesore.jpg


Kryeministrja Theresa May i kapi në befasi britanikët, kur papritur lajmëroi zgjedhje të parakohëshme në prill.

Pyetja që shtrohet tani është nëse britanikët do të suprizojnë këtë të enjte me votat e tyre.

Ka qenë një udhëtim plot vështirësi ky për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme. Fushata për këto zgjedhje u ndërpre dy herë në nderim të viktimave të dy sulmeve terroriste, njërit në Mançester, dhe tjetrit në Londër.

Theresa May e Partisë Konservatore është favorite për të fituar, por ndoshta jo me shumicën që ajo shpresonte kur lajmëroi zgjedhjet në prill.

May tha se vetëm ajo mund të drejtonte një Britani “të fortë dhe të qëndrueshme”, por fushata e saj pak e lëkundur, ka bërë që disa kritikë ta përshkruajnë atë si “të dobët dhe të pafuqishme”.

Kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn, më parë ishte cilësuar si një kandidat jo i besueshëm, por si ai, ashtu edhe partia e tij duket se kanë një përmirësim të ndjeshëm.

Kjo ka ngritur shpresat e mbështetësve për një përballje të fortë në zgjedhje, e cila dukej thuajse e pamundur në kohën kur u thirrën zgjedhjet, më 18 prill, vetëm 51 ditë nga sot.

Liberalët demokratë kishin shpresuar t’i kthenin zgjedhjet në një mundësi të dytë për “Brexit”.

Demokratët liberalë kishin shpresuar që me këto zgjedhje të hidhnin poshtë “Brexit”.  Por kjo taktikë duket qartë që nuk eci, dhe partia nuk arriti të grumbullonte shumë mbështetës. Ndërsa Partia e Pavarësisë ka shpërthyer në vota që nga arritja e qëllimit të saj kryesor, të largonte Britaninë nga Bashkimi Europian.     New York Times, përshtati LAPSI.AL

 

(Kryeministrja Theresa May dhe burri i saj Filipi, votuan në Sonning, një fshat në perëndim të Londrës. Zonja May ende pritet të fitojë, por duket se ajo ka larguar shumë mbështetës falë politikave të saj të ashpra dhe shtrënguese.)

 

(Një qen që pret pronarin e tij në një qendër votimi në Hoëding, në Anglinë Verilindore.) 

 

(Duke votuar në një palestër në Liverpool.)  

 

(Kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn, në një qendër votimi në Londër. Zoti Corbyn shtyu partinë dhe platformën e saj më tej në të majtë duke ngushtuar hendekun me konservatorët.)

 

(Murgeshat hedhin votat e tyre në Hyde Park, Londër.) 

 

(Një rulotë u ngrit si një vendvotim në Garthorpe, në Anglinë qendrore.) 

 

(Një pub u kthye në një qendër votimi, pranë Oxford-it.) 

 

(Vëzhguesit zgjedhorë në një lavanderi në Oxford, Angli.)