• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Frymëmarrjet e fundit të terroristit të sulmit në Londër

Arkiva, Planet
413BE54300000578-4584482-image-a-88_1496923532746.jpg


Është publikuar një video e re, ku duken momentet e fundit të jetës së njërit prej terroristëve përgjegjës për sulmin në Urën e Londrës, ku mbetën të vdekur 8 persona.

Terroristi në video është Khuram Butt, që më parë u veçua nga dy të tjerët në media pasi kishte veshur uniformën e Arsenal.

Butt u qëllua për vdekje nga policia angleze.

Mendohet se Khuram Butt ishte ai që organizoi sulmin.

Këto pamje janë filmuar me telefon, dhe duket se si ai ndalon së marri frymë në dalje të lokalit Heatsheaf në Londër.

Në anën tjetër të rrugës vdiqën edhe miqtë e tij, Rachid Redouane, 30 dhe Youseef Zagbha. /LAPSI.AL/