• |
ide | kryesore

Kamikazja i merr jetën 31 personave në Irak

Arkiva, Planet
shia.jpg


Një grua u hodh në erë në Musajab të Irakut, duke lënë të vdekur së paku 31 persona dhe të plagosur 35 të tjerë.

Ngjarja ndohi në një treg në qendër të qytetit, i cili ndohet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.

Sipas Rel, ishte grupi militant “Shteti Islamik – ISIS”, që mori përgjegjësinë për sulmin e rëndë.

Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit.

10 ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë. /LAPSI.AL/