• |
ide | kryesore

Trump nuk ndërron kurs: Ka ardhur koha të afrohemi me Rusinë

Arkiva, Planet
GettyImages_810247620.0.jpg


Donald Trump mendon se ka ardhur kohë që SHBA-të të shkojnë përpara dhe të punojnë në mënyrë konstruktive me Rusinë. Trump shkruan në Twitter se e ka pyetur disa herë me ngulm Presidentin Rus, Vladimir Putin nëse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, ndërsa përgjigje ka qenë negative.

“E kam pyetur me ngulm presidentin Putin disa herë për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet amerikane. Ai e mohoi kategorikisht ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.” – shkroi Donald Trump pas rikthimit nga samite i G20-tës në Hamburg, ku edhe u takua për herë të parë me Presidentin Putin.

Vullneti i krekrëve për të lënë mënjanë mosmarrëveshjeve dypalëshe u tregua qartazi tek arritja e dakortësisë mes tyre për të rrëzuar Presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Pozicioni i SHBA-së është bërë më pragmatik.” – deklaroi Vladimir Putin, duke përshëndetur marrëveshjen që arriti me homologun e tij amerikan për vendosjen e një armëpushimi në jugperëndim të Sirisë. /LAPSI.AL/