• |
ide | kryesore

(Video) Era i rrëzon kapelën marinsit, veprimi i presidentit Trump habit rrjetin

Arkiva, Planet
trump-kapele-3.jpg


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po kthehej nga samiti i G20-ës në bazën ajrore Andrews në Maryland, kur ka bërë një gjest që jo pak është komentuar në rrjet dhe ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Ai po i afrohej helikopterit ushtarak për të marrë rrugën e kthimit kur sheh se era i kishte hequr nga koka dhe kishte rrëzuar kapelën e një prej marinsave që qëndronte në shenjë nderimi pa lëvizur.

Trump e ngriti kapelën dhe ia vendosi në kokë marinsit, madje duke i rrahur supin në shenjë përkrahje por sapo ia vendosi në kokë, sërish era kryeneçe e fluturoi. Bashkë me komandantin e tyre, Trump shkoi sërish për të marrë kapelën, por këtë herë ishte ushtaraku ai që ia dorëzoi kapelën oficerit.

Gjesti i Trump u komentua me tone pozitive edhe nga CNN, pavarësisht tensioneve të njohura mes këtij rrjeti dhe presidentit.