• |
ide | kryesore

Dështimi i negociatave për Qipron, Erdogan drejt masave ‘ekstreme’

Arkiva, Planet
Erdogan.jpg


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duket se ka mbetur i zhgënjyer nga dështimi i negociatave të mbajtur në Zvicër për ribashkimin e ishullit të Qipros. Sot, gjatë fjalimit të tij në Kongresin Botëror të Naftës që u mbajt në Stamboll, Erdogan paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare kundër projekteve të mundshme të gazit në Qipro.

Në vitin 2011, kompania amerikane “Noble Energy” ka qenë e para që ka zbuluar gaz në brigjet e Qipros, në fushën Aphrodite, rezervat e të cilës janë vlerësuar 127,4 miliardë metra kubë.

Qipro shpreson të bëhet një aktore energjitike e madhe në Mesdheun lindor dhe të ndërtojë një terminal tokësor për të eksportuar gaz drejt Evropës dhe Azisë deri në vitin 2022. Shfrytëzimi i saj nuk ka filluar ende, dhe mesa duket Erdogan nuk do t’a lejojë shfrytëzimin e saj.

Pasuritë e gazit të ishullit janë çështjet kryesore të pakënaqësive mes qipriotëve grekë dhe turq. /LAPSI.AL/