• |
ide | kryesore

Tensione në qiell/ Turqia provokon rëndë helikopterin e Presidentit grek

Arkiva, Planet
avionet.JPG


Tensionet mes shtetit helen dhe Turqisë, vijojnë të jenë të përqëndruara mbi detin Egje.

Mediat greke kanë bërë të ditur se helikopteri në të cilin po udhëtonte Presideti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, është provokuar nga pala turke.

Sipas tyre, helikopteri po kalonte mes Pharmakonisi dhe Agathonisi, gjatë vizitës që po bënte presidenti në ishujt e largët Rodhosit, ku turqit, sikundër kanë bërë në të gjitha rastet e ngjashme lidhur me fluturimet greke në këtë rajon, kanë sinjalizuar me radio pilotin që të largohen nga zona për shkak se ata kanë pretenduar se po fluturuar në hapësirën ajrore turke.

Por, e gjithë situate nuk është mbyllur me kaq. Mësohet se në bordin e helikopterit bashke me Presidenti Pavlopoulos ishte edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Pala greke e ka injoruar tërësisht ngacmimet turke, duke bërë që Presidenti të vijonte normalisht fluturimin, duke dëshmuar në praktikë se nuk e pranon logjikën e sfidave dhe zonat gri.

Por pala turke nuk është ndalur me kaq. Ata e kanë paralajmëruar sërish helikopteri se ishte në hapësirën e Turqisë kur po udhëtonte drejt ishujve të tjerë Farmakonisi dhe Agathonisi.