• |
ide | kryesore

Grushti i shtetit në Malin e Zi/ Nis gjyqi ndaj puçistëve

Arkiva, Planet
ju-28-320x200.jpg


Ditën e sotme në Malin e Zi nisi procesi gjyqësor ndaj disa prej të akuzuarve për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti.

Në mesin e 14 personave të akuzuar, që rrezikojnë dënime të rënda me burg, radhitet Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, dy liderë pro-rusë të Frontit Demokratik (FD), lëvizja kryesore opozitare, si dhe dy shtetas rusë që do të gjykohen në mungesë.

“Prokurori po ushtron presione ndaj të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Ne flasim për anësi absolute.” – deklaroi Milan Petroviç, një nga avokatët e mbrojtjes.

Prokurori Milivoje Katniç ka publikuar gjithashtu zbardhjen e një bisede mes një avokati dhe një prej të akuzuarve i menduar për ta mbrojtur.