• |
ide | kryesore

“SEKSI HALLALL” del në treg libri që thyen tabutë për myslimanët

Arkiva, Planet
iStock-123260389-e1500255277889.jpg


Një manual seksi, krejt unik në llojin e tij ka “goditur” tregjet europiane. Në fokus është një audiencë shumë specifike. Autorja e librit është Umm Muladhat dhe titulli me të cilin ka dalë botimi është: “Manuali i seksit për myslimanët: Një udhërrëfyes hallall për një seks të çemndur”.

Libri thyen tabu dhe pa dyshim mbush një boshllëk në tregun europian, shkruan The Guardian. Frymëzimi për librin, tregon autorja, erdhi pas një bisede intime që bëri me një shoqen e saj, të sapomartuar. Ajo i kishte rrëfyer se jeta seksuale nuk po e përmbushte siç duhej, një ndjenjë të cilën e kishte dëgjuar nga shumë gra të tjera, që ishin martuar pa e njohur më parë seksin.

“Shihja që shumë gra myslimane martoheshin dhe nuk kishin as dëshirë të mësonin mbi seksin” tha autorja për The Guardian.

“Çiftet dinin njohuritë elementare, “penisi në vaginë”, por asgjë më shumë, sesi ta “nxehnin” jetën e tyre seksuale. Pozicione të ndryshme, gjëra të ndryshme për t’u provuar në krevat- e gjithë kjo mungon në literaturën islamike. Për ata që jetojnë në perëndim, ide të tilla dëgjohen shpesh, ndaj shumë femra kanë dëgjuar për pozicione të ndryshme në shtrat, por në një mënyrë shumë të vagullt”

Muladhat është e qartë se manuali i saj është për seksin martesor, por ajo kërkon të qartësojë një parim.

“Në Islam, pranohet ideja e kënaqësisë në marrëdhëniet fizike brenda kontekstit të martesës, jo thjesht për t’u riprodhuar. Por është një e drejtë e gruas që bashkëshorti ta kënaqë atë seksualisht”. 

Mesazhi në libër, ka provokuar një reagim negativ ndaj Muladhat, ashtu siç pritej, por bashkë me të, edhe shumë aprovim dhe mbështetje. The Guardian citon një grua tjetër myslimane, të quajtur Shaista Gohir, e cila është në krye të një organizate që quhet “Rrjeti i Grave Myslimane në Angli”. Ajo gjithashtu drejton një linjë këshillimi të grave myslimane.

“Jam shumë pro idesë që gratë të flasin për seksin. E pse jo?” citohet të thotë ajo për The Guardian./ Përkthyer nga Lapsi.al