• |
ide | kryesore

Takimi i fshehtë Trump-Putin? Vjen reagimi nga Moska

Arkiva, Planet
170328112714-trump-putin-composite-032817-full-169.jpg


Takimi i Donald Trump me Vladimir Putin gjatë samitit G20, për Kremlinin është ‘totalisht absurde’ t’a quash të fshehtë apo sekret.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi të martën se Trump dhe Putin kanë pasur një takim të dytë gjatë darkës në samitin G20 që u mbajt këtë muaj.

“Termi, ‘i fshehur’ apo ‘takim sekret ‘na habit.” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për televizionin shtetëror rus.

“Ata kanë pasur një takim bilateral për të cilin janë pajtuar përmes kanaleve diplomatike, më pas ata kanë ndarë qëndrimet e tyre me njëri- tjetrin sa është mbajtur samiti. Nuk ka pasur takim të fshehtë.” – shtoi Peskov.

Trump u shpreh në një intervistë për Neë York Times se biseda e tij me Putin ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është diskutuar diçka e rëndësishme.

Diskutimet në mes të presidentit Trump dhe atij rus, Putin janë shqytuar nga afër për shkak të supozimeve se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. /LAPSI.AL/