• |
ide | kryesore

Duterte: ​Universiteti i Oksfordit është për budallenj

Arkiva, Planet
b-allsoulsquad_1501162172-625251.jpg


Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka cilësuar Universitetin e Oksfordit si shkollë për njerëz budallenj, pas një mosmarrëveshjeje rreth një hulumtimi të këtij universiteti prestigjioz rreth zakoneve të tij në rrjetet sociale.
Sipas hulumtimit të këtij universiteti: “Trupat, Talljet dhe Ngatërrestarët:  Një Inventar Global i Manipulimit të Organizuar të Rrjeteve Sociale,” Duterte ka shpenzuar qindra mijëra funte për të punësuar tallës të mediave sociale për ta promovuar dhe mbrojtur atë në Twitter, transmeton Express.

Akademikët Samantha Bradshaw dhe profesori Philip N. Howard kanë gjetur se Duterte kishte përdorur llogari të automatizuara robotike për të postuar mesazhe përkrahëse në rrejtët sociale gjatë fushatës së tij zgjedhore 2016, dhe se ai vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë edhe tash që është në pushtet.

Në një konferencë për media këtë të hëne, ai e pranoi se ka shpenzuar 153.000 funte për të bërë fushatë në rrejtët sociale gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, por e mohoi se po e vazhdon ende një gjë të tillë.

“Nuk kam nevojë të mbrohem nga sulmet, nuk ma lejon më ligji të rizgjidhem,” ka thënë ai sipas ABS-CBN.

“Universiteti i Oksfordit? Ai është shkollë për njerëz budallenj,” ka pohuar Duterte