• |
ide | kryesore

Putin kritika SHBA-së për qëndrimin ndaj Koresë së Veriut 

Arkiva, Planet
putin .jpg


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kritikoi në mënyrë indirekte paralajmërimet e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut për programet bërthamore.

Sipas Putin, këto qëndrime kërcënuese mund të shkaktojnë një ‘konflikt të shkallës së gjerë’. Putin u shpreh se rritja e presionit mbi Phenjanin nuk do të zgjidhë problemin dhe as do të ulë tensionet.

Komentet vijnë pasi Koreja e Veriut ka lëshuar këtë javë një raketë mbi territorin japonez dhe ka kërcënuar ishullin amerikan Guam. Putin tha se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes “dialogut të drejtpërdrejtë midis palëve, pa parakushte”.

“Provokimet, presioni, retorika sulmuese nuk çojnë askund”, tha Putin për një artikull të botuar në ëebsite-in e Kremilinit.

Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por të martën ka qenë hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni një armë balistike. /LAPSI.AL/