• |
ide | kryesore

E habitshme/ Polici rrugor i vë gjobë gjobë ambulancës për tejkalim shpejtësie

I pakategorizuar



Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në aksin rrugon Lezhë-Shkodër.

Drejtuesi i një autoambulance është penalizuar nga Policia Rrugore me heqje e patentës pasi është kapur nga radari duke udhëtuar me shpejtësi. Sipas efektivit të rrugores autoambulanca ka tejkaluar kufirin e shpejtësisë me 20 km.

Ndërsa shkelësi ka justifikuar nxitimin se kishte një urgjencë mjekësore, por ky pretendim i tij nuk ka bindur policët të cilët nuk kanë nguruar t’i pezullojnë lejen e drejtimit për një afat i cili do të vendoset nga komisioni.